Arrestohet një person i dyshuar për armë mbajtje pa leje dhe kanosje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për armë mbajtje pa leje dhe kanosje

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 09:46
Armet

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, me datën 02 korrik 2020, ёshtё informuar nga viktimat e rastit, viktimat se bashku me dëshmitarёt kishin shkuar pёr tё biseduar me tё dyshuarin pёr njё problem tё mëhershëm, aty personi i dyshuar kishte ekspozuar armen viktimave ne fshatin Zllakuqan- Klinё.

Njësitet Policore menjёhere iu kanё vendit tё ngjarjёs, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё bёrё bastisja e lokalit dhe shtëpisë se personit tё dyshuar:

R. K. lindur me 1974 m/k/sh,
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar:

një (1) pushkë automatike Sharc,
një (1) pistoletë Zoraki M 906 Kal. 9mm,-
njё (1) karikator i sё njejtёs arme.
një (1) pistoletë Zavodi CZ Kal. 9mm,-
njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe
tetё (8) fishekё 9mm
njё (1) fishekё 7.65mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Image
Arma
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat