Nuk deklaruan 31,400 euro në Rinas, procedohen 2 persona të ardhur nga Turqia dhe Austria

Kronikë e zezë

Nuk deklaruan 31,400 euro në Rinas, procedohen 2 persona të ardhur nga Turqia dhe Austria

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:15
Parat

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Dy persona janë proceduar penalisht pasi dy shtetas të ardhur nga Turqia dhe Austria nuk deklaruan paratë pasi mbërriten në aeroport.

Policia ka sekuestruar 31,400 euro.

''Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes. Po në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar'', thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas, shtetasit M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat