Përleshje në mes të të miturve në Pejë – njëri theret rëndë

Kronikë e zezë

Përleshje në mes të të miturve në Pejë – njëri theret rëndë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:15
Foto Ilustrim

Të enjten rreth orës 21:45 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, është arrestuar një i mitur nën dyshimin se i njëjti  së bashku me nëntë persona tjerë kishte qenë i përfshirë në rast ku një viktimë ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditur me thikë.

Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat