Plagoset një person në Suharekë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Suharekë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Një person pas një fjalosje kishte gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër të cilin e kishte qëlluar në këmbë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  nga Kosova  pas një fjalosje  kishte gjuajtur me armë në drejtim të viktimës mashkull të cilin e kishte qëlluar në këmbë. Viktima  është dërguar  për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat