Gjakovari e rrah nënën dhe motrën pasi ato nuk i japin para - Bota Sot
Gjakovari e rrah nënën dhe motrën pasi ato nuk i japin para

Kronikë e zezë

Gjakovari e rrah nënën dhe motrën pasi ato nuk i japin para

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një gjakovar mbrëmë, pasi ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Siç njofton Policia, rrahja kishte ndodhur pasi motra dhe nëna nuk ia kishin dhënë atij paratë që i kërkonte.

“Gjakovë 04.07.2020 – 19:26. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, pasi të njëjtat nuk i kanë ofruar paratë që i dyshuari u ka kërkuar”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat