Gjuajtën me kallash, arrestohen dy burra në Podujevë

Kronikë e zezë

Gjuajtën me kallash, arrestohen dy burra në Podujevë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 11:27
Foto Ilustrim

Policia në Podujevë ka arrestuar dy persona të cilët kanë shtënë me armë zjarri

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Nga të dyshuarit është konfiskuar arma AK-47 me 24 fishekë dhe gjashtë gëzhoja.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat