Raporti i Prokurorit, për 48 orë gjashtë persona të ndaluar dhe kërkesë për paraburgim ndaj dy personave - Bota Sot
Raporti i Prokurorit, për 48 orë gjashtë persona të ndaluar dhe kërkesë për paraburgim ndaj dy personave

Kronikë e zezë

Raporti i Prokurorit, për 48 orë gjashtë persona të ndaluar dhe kërkesë për paraburgim ndaj dy personave

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 12:21
Foto Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kane kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VË-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona, në dy raste të ndryshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit VW-GOLF dhe çelësin e automjetit për shkak të dyshimit se është përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre  persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi të dyshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat