Tiranë, rrezikon mbytjen një person te liqeni - Bota Sot
Tiranë, rrezikon mbytjen një person te liqeni

Kronikë e zezë

Tiranë, rrezikon mbytjen një person te liqeni

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një person i cili ka qenë duke u larë të liqeni artificial në Tiranë, ka rrezikuar mbytjen.

Rreth orës 13:00, është nxjerrë nga liqeni artificial Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar të mbytej.

Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat