4 persona lëndohen në aksidentin Deçan-Pejë

Kronikë e zezë

4 persona lëndohen në aksidentin Deçan-Pejë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 22:45
Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndimë trupore nga aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Deçan Pejë, saktësisht në fshatin Lëbushë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i Polcisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

 “Reth orës 21 Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Lëbushë në komunën e Deçanit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura dhe si pasojë e tij katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njejëtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat