​Policia me aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona - Bota Sot
​Policia me aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona

Kronikë e zezë

​Policia me aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Obiliqit kundër disa lokaleve nën dyshimin për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 6 persona ndërsa janë sekuestruar 8 pajisje të lojërave të fatit.

“Njësitë policore në koordinimit me prokurorin e shtetit dhe urdhëresës së gjykatës kanë bërë kontrollin e gjashtë lokaleve afariste nën dyshimin se në ato lokale janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të realizuar janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat