Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.
Ngjarja e rëndë ndodhet në vendin e njohuri si Knallë, mesditën e sotme.
Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesi i motorit.
Që të tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.