Mashtroi dy persona, policia arreston një serbe në Fushë Kosovë - Bota Sot
Mashtroi dy persona, policia arreston një serbe në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Mashtroi dy persona, policia arreston një serbe në Fushë Kosovë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase serbe në Fushë Kosovë pasi që e njëjta dyshohet se ka mashtruar dy persona.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën femër serbe shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta kishte arrit të mashtrojë dy viktima njëri mashkull dhe tjetri femër që të dy kosovar/e. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat