Elbasan, 68-vjeçari i pastrehë gjendet i vdekur në garazhin e lagjes “Partizani”

Kronikë e zezë

Elbasan, 68-vjeçari i pastrehë gjendet i vdekur në garazhin e lagjes “Partizani”

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:35
Ilustrim

Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

68-vjeçari, Petrit Boçi, u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mendohet se kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat