Arrestohet një person në Mitrovicë, u has duke punuar në lokalin e tij pavarësisht vendimeve për COVID-19

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, u has duke punuar në lokalin e tij pavarësisht vendimeve për COVID-19

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:21
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë pasi që është hasur nga policia duke punuar në lokalin e tij, duke shkelur kështu vendimet e Qeverisë lidhur me COVID-19.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, në të cilin lokal kishin qenë duke pirë edhe pesëmbëdhjetë të dyshuar tjerë të cilët kishin vepruar kundër vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin COVID-19”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat