Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Skenderaj, policia konfiskon një armë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Skenderaj, policia konfiskon një armë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:16
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë në fshatin Polac të Skenderajt.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se ata kanë pranuar informatën se ka të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi bazën e informacionit fillestar kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë të shkurt ( revole) me gaz, një karikator, dy fishek dhe katër gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar S.X., 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në aheng familjar”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia e Kosovës bën të ditur se pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe i është iniciuar rasti ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat