Përplasi për vdekje 25-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet drejtuesi i mjetit - Bota Sot
Përplasi për vdekje 25-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet drejtuesi i mjetit

Kronikë e zezë

Përplasi për vdekje 25-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet drejtuesi i mjetit

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:44
Ilustrim

Një ditë pas aksidentimit të 25-vjeçarit në Përrenjas, i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa ecte në rrugë, policia ka arrestuar shoferin.

Ai ishte larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.

‘‘Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti ndodhi në hyrje të Prrenjasit, afër shkollës së mesme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat