Mitrovicë: Plagosen tre persona – i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Plagosen tre persona – i dyshuari në arrati

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Në polici është raportuar për tre të plagosur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari që i ka plagosur gjendet në arrati.

“Mitrovicë 11.07.2020-00:24. Është raportuar se tri viktimat meshkuj kosovar janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull shqiptar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat