Gjatë ditës së sotme, raportoi se Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës nga stafi civil i Policisë, pasi dyshohet për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.
Gazeta Sinjali ka mësuar se tentim vrasja kishte për motiv kontestin pronësor.
Ngjarja kishte ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:00 në fshatin Gadime e Ulët e Lipjanit.
Punonjësi i policisë fillimisht e kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull dhe më pas kishte tentuar ta godas me mjet të fortë.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje pasdite një punonjës të Policisë së Kosovës (staf civil) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë””, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
I arrestuari me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.