Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës dhe viktimë ka mbetur drejtuesja e një makine.
30-vjeçarja me inicialet E. D., ka humbur jetën nga aksidenti, pasi makina që ajo drejtonte ka humbur kontrollin.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Njoftimi i pòlicisë: Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.