Vdes një 6 vjeçar në Malishevë, mori veturën e babait dhe u aksidentua

Kronikë e zezë

Vdes një 6 vjeçar në Malishevë, mori veturën e babait dhe u aksidentua

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:23
Foto Ilustrim

Një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vet aksidenti në fshatin Lubizhdë të Malishevës. 6 vjeçari ka ndërruar jetë sot në orët e hershme në QKUK.

Në Policinë e Malishevës merr vesh që ngjarja tragjike ka ndodhur kur fëmija 6 vjeçar, i vetëm kishte hipur në veturën e familjes e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ai e kishte vënë veturën në lëvizje, por nuk e kishte ndezur.

Kur automjeti kishte filluar të lëvizë, nga frika ai kishte kërcyer dhe kishe marrë lëndime për çka edhe është trajtuar në QKMF në Malishevë ku ka marrë ndihmën e parë.

Por mjekët në Malishevë sipas burimeve policore, konstatuan se plagët ishin shumë të rënda dhe e udhëzuan për në QKUK ku edhe vdiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat