Aksident i rëndë, ndërron jetë drejtuesi i motorit nga Shkodra, ja emri i viktimës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, ndërron jetë drejtuesi i motorit nga Shkodra, ja emri i viktimës

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 20:07
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në dalje të qytetit të Shkodër. Një autoveturë është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbeturi i vdekur drejtuesi i motorit. Viktima quhet Elton Lishi.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Më datë 16.07.2020, rreth orës  19:00, në lagjen "Liria", Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat