Bulqizë/ Gjendet i pajetë 33-vjeçari, dyshohet se…

Kronikë e zezë

Bulqizë/ Gjendet i pajetë 33-vjeçari, dyshohet se…

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 08:37
Ilustrim

Policia e Bulqizës njofton se sot rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori” Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi, G.S, rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë.

Policia në informacionin e sjellë për mediat njofton se viktima është (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor), ku nga veprimet paraprake të kryera nga Policia dyshohet se është hedhur nga një pallat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat