Dhuna ndaj grave në Kosovë nuk ka të ndalur

Kronikë e zezë

Dhuna ndaj grave në Kosovë nuk ka të ndalur

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 09:54
Ilustrim

Dhuna ndaj grave në Kosovë nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar tri raste të dhunës ndaj grave në vend.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, e Drenas.

Ky është njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

-Prishtinë 15.07.2020 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Fushë Kosovë 16.07.2020 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Gllogoc 16.07.2020 – 18:12. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kërcënuar atë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat