Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë -Podujevë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë -Podujevë, lëndohen katër persona

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një vetëaksident ka ndodhur në orën 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se të lënduar kanë mbetur katër persona tëc ilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një veturë deri sa ishte në lëvizje për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar. Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.” tha Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat