Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Kronikë e zezë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje. I kërkuari është Vedat Toska, nga fshati Katund i ri në Pejë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat