Ngjarje e rëndë në Gjakovë, theren me thikë dy persona, Policia arreston tre të dyshuar

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Gjakovë, theren me thikë dy persona, Policia arreston tre të dyshuar

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Nga një përleshje në Gjakovë, dy persona kanë mbetur të lënduar me thikë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se kanë arritur t’i arrestojnë tre të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Po ashtu bëhet e ditur se njëra nga dy personat e therur me thikë, është dërguar në emergjencë.

“Rreth orës 13:30 policia është informu për një rast të rrahjes në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shoqëruar tre persona si të dyshuar. Njëri ka pasur lëndime të dukshme. Ai është dërguar në spital rajonal. Edhe një person tjetër i lënduar është dërguar në emergjencë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat