Podujevë, nga të shtënat me armë një i vrarë dhe një i plagosur

Kronikë e zezë

Podujevë, nga të shtënat me armë një i vrarë dhe një i plagosur

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 15:46
Bajram Krasniqi

Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur sot rreth orës 13:04 në fshatin Repë të Podujevës.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, menjëherë në vendngjarje janë nisur njësitet policore.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat