Vdes edhe një 46 vjeçar në Gjilan nga COVID-19 - Bota Sot
Vdes edhe një 46 vjeçar në Gjilan nga COVID-19

Kronikë e zezë

Vdes edhe një 46 vjeçar në Gjilan nga COVID-19

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:54
Gjilani

Vetëm sot kanë vdekur tre qytetarë të Gjilanit të prekur me COVID-19. I fundit është një 46 vjeçar, i cili ishte i shtrirë në spitalin e qytetit.

Gjilani ka përjetuar sot një nga ditët më të rënda që kur ka filluar sëmundja Covid, meqë sapo është njoftuar për viktimën e tretë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediafokus dr Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Gjilanit, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një pacient me inicialet A.Z. (1974).

Pacienti ishte shtrirë mbrëmë në spital, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid dhe sot ka ndërruar jetë.

Sot në komunën e Gjilanit kanë vdekur edhe dy persona tjerë të infektuar nga Covid-19. Njëri nga ta prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Deri tash kanë vdekur më shumë se 130 persona nga COVID-19, janë prekur më shumë se 5 mijë e 500 derisa janë shëruar 2640. Në gjithë botën janë prekur 14 milionë banorë, janë shëruar më shumë se gjysma e tyre derisa kanë vdekur afër 600 mijë persona. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat