Policia konfiskon dy kamionë të ngarkuar me dru në Metergoc të Podujevës

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dy kamionë të ngarkuar me dru në Metergoc të Podujevës

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në fshatin Metergoc të Podujevës, pasi që të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Siç ka njoftuar PK, njëri nga të dyshuarit kishte të ngarkuar rreth 6 m3 dru, ndërsa i dyshuari tjetër kishte të ngarkuar rreth 8 m3 dru, të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia.

“Fsh. Metergovc, Podujevë 16.07.2020 – 19:10. Njësia policore ka arritur të ndalojë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili ma kamionin e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në kamion kishte të ngarkuar rreth 6 m3 dru, që dyshohen të janë të kontrabanduar nga Serbia. Kamion së bashku me dru është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

“Fsh. Metergovc, Podujevë 16.07.2020 – 19:10. Njësia policore ka arritur të ndalojë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili ma kamionin e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në kamion kishte të ngarkuar rreth 8 m3 dru, që dyshohen të janë të kontrabanduar nga Serbia. Kamion së bashku me dru është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar tutje Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat