Drenas: Gjuan me armë zjarri nga vetura për t’i frikësuar dy persona me të cilët kishte pasur probleme

Kronikë e zezë

Drenas: Gjuan me armë zjarri nga vetura për t’i frikësuar dy persona me të cilët kishte pasur probleme

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 11:45
Ilustrim

Një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri nga vetura në ajër derisa përballë tij po kalonin me veturë dy persona të tjerë, me të cilët ai kishte pasur një problem të mëhershëm, mesditën e djeshme rreth orës 12:20 në fshatin Nekovc të Drenasit.

“I dyshuari e kishte ekspozuar një armë dhe me të kishte shtënë dy herë në ajër dhe kjo si pas tyre dyshohet se kishte ndodhë për një problem të mëhershëm”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Sidoqoftë, me urdhër të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat