Transportonte mish nё kushte jo higjienike, arrestohet njё person nё Istog

Kronikë e zezë

Transportonte mish nё kushte jo higjienike, arrestohet njё person nё Istog

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 11:50
Mish nё kushte jo higjienike

Me datё 18.07.2020, deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VW Caddy me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit në bagazhin e tij ёshtё gjetur njё sasi e mishit i cili transportohej ne kushte jo higjienike.

I dyshuari se bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor Istog pёr  intervistim,  janё njoftuar inspektorёt sanitar dhe Prokurori i shtetit.

Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhejtё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat