Pandemia uli numrin e vdekjeve në trafik

Kronikë e zezë

Pandemia uli numrin e vdekjeve në trafik

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Masat e jashtëzakonshme për parandalimin e koronavirusit, sidomos vetizolimi, vendit i ka sjellë edhe dobi.

Si shkak i izolimit gjatë muajve të parë të vitit ka pasur një rënie të aksidenteve dhe viktimave në trafik.

Nga janari deri në qershor të këtij viti kanë ndodhur gjithsej 5 mije e 593 aksidente, prej tyre 27 me fatalitet, 2 mijë 2 117 vetëm më lëndime.

Ndërsa, ky numër ishte me i madh gjatë viti 2019, ku gjatë kësaj periudhe kishin ndodhur 6 mijë e 520 aksidente, prej tyre 38 me fatalitet dhe 2 mijë e 461 me lëndime.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë janë raportuar numër i madh i aksidenteve me fatalitet.

Shkaktarë kryesorë i aksidenteve mbeten pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat