Vdes një person në aksidentin e tmerrshëm në Komoran

Kronikë e zezë

Vdes një person në aksidentin e tmerrshëm në Komoran

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 08:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komora, ku për pasojë ka vdekur një person.

Mëngjesin e sotëm ka vdekur një person në një aksident trafiku në Komoran.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Kelani ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka treguar Kelani.

Ai po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.

Aksident i rëndë trafiku në Komoran

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Komoran të Drenasit.

Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike duke e ndarë në dysh atë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat