Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 09:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, apo siç njihet “prapa Teatrit”, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë është lënduar edhe një person i cili ishte duke ngarë një motoçikletë.

Në bazë të fotografi që kanë dërguar lexues të lajmi.net në adresë të redaksisë, shihet se i lënduari nuk është në gjendje të rëndë dhe se sipas po të njëjtit lexues, në vendin e ngjarjes përveç policisë është edhe autoambulanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat