Dalin pamjet e reja nga aksidenti fatal që ndodhi sot në Komoran

Kronikë e zezë

Dalin pamjet e reja nga aksidenti fatal që ndodhi sot në Komoran

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:22
Pamje nga aksidenti në Komoran

Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në Komoran, në orët e hershme të mëngjesit, e ku për pasojë mbeti i vdekur një person.

Siç shihet edhe nga pamjet vetura ka dalë jashtë funksionit. Derisa nga Policia kanë konfirmuar se viktima kishte dalë nga rruga dhe ishte goditur me një shtyllë elektrike duke përfunduar jashtë rrugës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

Kelani po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat