Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohet një person - Bota Sot
Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohet një person

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:44
Foto Ilustrim

Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur të dielën rreth orës 10 e 40 minuta në Ferizaj.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete me drejtues meshkuj shqiptar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti po vazhdon të hetohet nga policia rrugore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat