Arrestohen disa persona në komuna të ndryshe pasi pengon policët gjatë kryerjes së detyrës

Kronikë e zezë

Arrestohen disa persona në komuna të ndryshe pasi pengon policët gjatë kryerjes së detyrës

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:46
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit disa policë në komuna të ndryshme të Kosovës janë penguar gjatë kryerjes së detyrës.

Kjo bëri që disa persona të arrestohet siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Gjilan 19.07.2020-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Hani i Elezit 19.07.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarin komunal pyjor gjatë kryerjes së detyrës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Pejë 18.07.2020-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policor, gjatë arrestimit të tij njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore ku dhe i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat