Shkrumbohet nga flakët automjeti luksoz në Vlorë

Kronikë e zezë

Shkrumbohet nga flakët automjeti luksoz në Vlorë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 07:58
Ilustrim

Një automjet luksoz tip ”Audi R8” është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm (21 korrik), në zonën e ”Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Automjeti me targa gjermane është në pronësi të Burim Zyberit nga Kërçova e Maqedonisë, i cili kishte ardhur prej 4 ditësh me pushime në Vlorë.

Ai dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, pasi  tha se i kanë hedhur benzinë automjetit dhe më pas i kanë vënë flakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat