Vranë një person, u ashpërsohet dënimi tre personave

Kronikë e zezë

Vranë një person, u ashpërsohet dënimi tre personave

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 11:41
Foto Ilustrim

Gjykata e Apelit sipas ankesave ka vendosur sipas ankesave, në çështjen penale kundër të akuzuarve L.A., R.A dhe Q.Xh. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 23.12.2019, është ndryshuar.

Të akuzuarit L.A. i cili është shpallur fajtor, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është ashpërsuar dënimi me burgim nga 18 në 22 vjet.

Të akuzuarës R.A dhe akuzuarit Q. Xh., të cilët nga Gjykata e Apelit janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” u janë rritur dënimet nga 5 në 15 vjet burgim për secilin.

Vendimi u mor pas vlerësimit të gjendjes faktike për të akuzuarit R.A. dhe Q. Xh. si dhe rrethanave lehtësuese dhe renduese për të tre të akuzuarit.

“Kolegji i Apelit vlerësoi se ky dënim, është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale të tyre dhe me intensitetin e rrezikimit të vlerave të mbrojtura të shoqërisë. Gjykata Apelit gjithashtu është e bindur se vendimi mbi dënim do të shërbej për arritjen e qëllimit e në përputhje me nenin 41 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat