Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes – policia ndaloi shtatë persona në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes – policia ndaloi shtatë persona në Mitrovicë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar shtatë persona në Mitrovicë pasi që ata nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

Mitrovicë 19.07.2020-23:25. Me 20.07.2020 është raportuar se janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e kohës së lëvizjes së lirë, të lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 20.07.2020-00:05. Është raportuar se janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e kohës së lëvizjes së lirë, të lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurort tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, me vendim të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarëve në Mitrovicë iu ndalohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat