Policia ndaloi 7 persona që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia ndaloi 7 persona që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes në Mitrovicë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

7 persona janë ndaluar nga Policia në Mitrovicë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Policia njofton se 4 prej tyre janë ndaluar pas orës 23:00, ndërsa tre të tjerë pas mesnate. Rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Mitrovicë 19.07.2020-23:25. Me 20.07.2020 është raportuar se  janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e kohës së lëvizjes së lirë, të lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon  në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 20.07.2020-00:05.  Është raportuar se  janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e kohës së lëvizjes së lirë, të lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurort tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të  rregullt.

Me vendim të ri të Qeverisë, qytetarëve në Mitrovicë ju ndalohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat