Arrestohet një burrë në Obiliq, rrahu një grua

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Obiliq, rrahu një grua

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ai dyshohet se kishte kanosur dhe kishte rrahur një grua.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër të Kosovës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat