Shtetasi i Kosovës dhe i Shqipërisë mbjellin 540 bimë narkotike në Kamenicë

Kronikë e zezë

Shtetasi i Kosovës dhe i Shqipërisë mbjellin 540 bimë narkotike në Kamenicë

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 09:16
Kanabis

Një shtetas i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje pasi dyshohet se kanë mbjellë 540 bimë të dyshuara narkotike te madhësisë nga 20 deri 50cm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se nga bimët janë janë marrë mostrat për analiza laboratorike dhe pas kësaj procedure janë asgjësuar me anë të procesit të djegies.

Me këtë rast nga i dyshuari është sekuestruar një veturë me targa vendore.

“Kamenicë 23.07.2020-10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët në një parcelë toke kishin mbjellë 540 bimë të dyshuara narkotike te madhësisë nga 20 deri 50cm. Nga këto bimë janë marrë mostrat për analiza laboratorike dhe pas kësaj procedure janë asgjësuar me anë të procesit të djegies. Nga njëri prej të  dyshuarve është sekuestruar një veturë me targa vendore, kurse pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat