Përleshje mes katër meshkujve, e pëson edhe një femër

Kronikë e zezë

Përleshje mes katër meshkujve, e pëson edhe një femër

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Në fshatin Llapushnik të Gllogocit janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete.

Arsyet që çuan deri te dhuna nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore ka pësuar edhe viktima femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat