Tragjike, furgoni godet për vdekje një grua në Prizren

Kronikë e zezë

Tragjike, furgoni godet për vdekje një grua në Prizren

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 10:40
Ilustrim

Një grua e lindur në vitin 1946 ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.

Aksidenti që përfundoi me fatalitet ka ndodhur për shkak të moskujdesit të shoferit që dejtonte automjetin ndaj kombësorëve, vlerëson policia.

“ Duke manovruar me lëvizje nga mbrapa në parking privat në drejtim të stacionit të autobusëve, duke mos pasur kujdes ndaj kalimit të këmbësorëve në atë pjesë, ka goditur një person të gjinisë femërore, e lindur në vitin 1946. Duke e futur nën pjesën e poshtme të minibusit ku si pasojë viktima ka gjetur vdekjen. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i emergjencës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Njësitë e hetimeve rajonale të trafikut rrugor bashkë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit me fatalitet. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, konfirmoi rastin për media, togeri Shaban Osmanollaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat