Maliq, kultivoi fidanë me kanabis: Arrestohet 29-vjeçari, në pranga dhe kryeplaku i fshatit, nuk i tregoi policisë

Kronikë e zezë

Maliq, kultivoi fidanë me kanabis: Arrestohet 29-vjeçari, në pranga dhe kryeplaku i fshatit, nuk i tregoi policisë

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 11:13
Ilustrim

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Policia finalizon operacionin e koduar “Dobërçani”, ku në pranga ka rënë 29-vjeçari F.K banues në Gramsh, i cili kishte kultivuar fidanë me kanabis.

”Nga tërësia e hetimeve të kryera, përdorimit të dronit, si edhe gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dobërçanit”, njësia administrative Moglicë, u konstatuan në një sipërfaqje të hapur enkas fidanë kanabis të kultivuar”, informon policia.

Gjithashtu gjatë operacionit u vu në pranga dhe shtetasi H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat