Humb jetën një person në një aksident, në autostradën “Arbër Xhaferi”

Kronikë e zezë

Humb jetën një person në një aksident, në autostradën “Arbër Xhaferi”

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:44

Gjatë ditës së sotme rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në trafiku, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj).

Aty është përfshirë vetëm një veturë, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i lënduar është nisur për në QKUK.

Lajmin  e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 25.07.2020 reth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat