Në kërkim prej muajit shkurt, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër, plagosi 32-vjeçarin dhe qëlloi me armë

Kronikë e zezë

Në kërkim prej muajit shkurt, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër, plagosi 32-vjeçarin dhe qëlloi me armë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 11:14
Ilustrim

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim në muajin shkurt të vitit 2020.

Shtetasi G.U se bashku me një person tjetër u konfikliktuan me shtetasin T.A, të cilët e kanë goditur me sende të forta, e më pas 26-vjeçari kishte qëlluar në ajër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer ne bashkëpunim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat