Arrestohet llapjani që dhunoi një femër

Kronikë e zezë

Arrestohet llapjani që dhunoi një femër

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Të shtunën në Podujevë është arrestuar një person për veprën penale “dhunim”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës në Podujevë është arrestuar një person për veprën penale “dhunim”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që kishte dhunuar një femër.

Policia bën të ditur se viktima (femra e dhunuar) është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat