Një muaj paraburgim për personin që vrau me shufër metalike gruan e tij

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që vrau me shufër metalike gruan e tij

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur një muaj paraburgim për personin që vrau gruan e tij me shufër metalike.

Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka vendosur një muaj paraburgim për të pandehurin që vrau gruan e tij në fshatin Birivojcë të Kamenicës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari N.M., pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale, ku minimumi i dënimit parashihet 10 vite, ndërsa maksimumi burgim i përjetshëm dhe caktimi i masave alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat